Europa League rikthehet me gjysmëfinalet e zjarrta
BKT
Sport

Europa League rikthehet me gjysmëfinalet e zjarrta

F.Bytyqi/RTKLive

Pas emocioneve që prodhuan gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve, koha është për Europa Leaguen, liga e dytë për nga rëndësia në futbollin evropian.

Europa League vjen sonte me gjysmëfinalet e parë të kësaj ligës interesante.

Kryendeshja luhet mes Juventusit dhe Sevillës, ndeshje kjo që pritet të sjellë duel dramatik.

Duel i ‘nxehtë’ parashikohet të zhvillohet edhe në gjysmëfinalen tjetër që do të luhet në kryeqytetin italian mes Romës dhe Bayer Leverkusenit.

Roma e Jose Mourinhos do të kërkojë rezultat pozitiv për sfidën e kthimit që luhet në Leverkusen, megjithatë, të besuarit e Xabi Alonsos nuk kanë udhëtuar në Romë më flamur të bardhë.

Europa League

Sonte takohen:

Juventus-Sevilla

Roma-Bayer Leverkusen

Të dy ndeshjet fillojnë në orën 21:00.