1200 euro ryshfet për diplomë, arrestohet sekretari i shkollës
BKT
Foto: Ilustrim
Lajme

1200 euro ryshfet për diplomë, arrestohet sekretari i shkollës

M.Sh/RTKlive

Policia e Kosovës ka arrestuar të enjten në Ferizaj, një sekretar të shkollës, nën dyshimin për marrje ryshfeti dhe mashtrim. Sipas njoftimit për media, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në këtë komunë, ka arrestuar të dyshuarin, pasi iu kishte premtuar një gruaje se do ta pajisë me diplomë.

"Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit në Ferizajt, pas zhvillimit të hetimeve për një kohë, ka arritur të siguroj dëshmi relevante se i dyshuari, me pozitë sekretar i një shkolle të mesme teknike, gjatë ushtrimit të detyrës në vazhdimësi, nga muaji dhjetor 2022 deri në muajin mars 2023 kishte marrë ryshfet nga një grua dhe bashkëshorti i saj njëmijë e dyqind (1200)Euro, duke i premtuar se do ta pajis me diplomë të shkollës së mesme, pasi shkolla në fjalë ofronte këtë mundësi me programin e quajtur “Mësimi i Përshpejtuar’”, njofton policia.

Sipas njoftimit, të enjten është arritur të sigurohet prezenca e personit të dyshuar për tu intervistuar.

“Pas intervistës dhe analizës së gjitha dëshmive është ardhur në përfundim se ekziston dyshimi i arsyeshëm se i dyshuari ka kryer veprat penale  “Marrja e Ryshfetit”  dhe  “Mashtrimi” sipas kodit penal të RKS-së. Të gjitha veprimet hetimore kanë qenë të koordinuara me Prokurorin kompetent, ku i dyshuarit pas intervistës në prezencë të avokatit mbrojtës, me vendim të Prokurorit është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore”, njofton policia e Ferizajt.


MË SHUME NGA Lajme