Osmani ftohet në inaugurimin e presidentit të Malit të Zi, Milatoviq
BKT
Foto arkiv
Lajme

Osmani ftohet në inaugurimin e presidentit të Malit të Zi, Milatoviq

Afet Bela/ RTKlive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është ftuar për të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Malit të Zi, Jakov Milatoviq, kanë konfirmuar për RTKlive nga Presidenca e Kosovës.

“Ftesa për Presidenten Osmani për pjesëmarrje në inaugurimin e presidentit Milatoviq ka ardhur. Presidentja ndodhet jashtë vendit.Sapo të kthehet, ju njoftojmë”, tha për RTKlive Bekim Kupina, këshilltar për Media i presidentes.

Ndryshe Jakov Millatoviq, ka rrëzuar udhëheqësin më jetëgjatë në Evropë të zgjedhur në mënyrë demokratike, Millo Gjukanoviç. Presidenti i ri i Malit të Zi, është një ekonomist 36-vjeçar i arsimuar në perëndim.


MË SHUME NGA Lajme