Sevilla me epërsi ndaj Juventusit pas pjesës së parë
BKT
Sport

Sevilla me epërsi ndaj Juventusit pas pjesës së parë

Uran Krasniqi / RTKLive

Sevilla ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Juventusit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Europa League. 

Ka qenë minuta e njëzet e gjashtë kur En-Nesyri ka gjetur golin pas një asisti nga  Ocampos. 

Në ndeshjen tjetër, Roma dhe Bayer Leverkusen, nuk ka pasur gola gjatë pjesës së parë. 

Mbeten edhe dyzet e pesë minuta të tjerë për të parë nëse Juventus do të arrin të kthehet si dhe a do të ndryshojë rezultati në Romë, ku skuadra me të njëjtin emër po luan me ekipin gjerman.