Përfundon takimi QUINT-Kurti, s’ka deklarime për media
BKT
Foto: Edina Avdiu/Ambasadori amerikan Jeff Hovenier duke dalë nga takimi që ai dhe homologët e tij nga vendet e QUINT-it kishin me kryeministrin Kurti
Lajme

Përfundon takimi QUINT-Kurti, s’ka deklarime për media

J.Musliu/RTKlive

(Plotësuar) Ka përfunduar takimi i ambasadorëve të vendeve të QUINT-it me kryeministrin e  Kosovës Albin Kurti, mbajtur në zyrën e këtij të fundit në Qeverinë e Kosovës.

Ambasadorët e shteteve të Gjermanisë, Francës, Italisë, Mbretërisë së bashkuar dhe SHBA-së, tashmë kanë dalë nga ndërtesa e Qeverisë.

Megjithatë, asnjë prej tyre nuk janë deklaruar për media. Sidoqoftë, pritet që më vonë, Zyra për Media e Kryeministrit të lëshojë një deklaratë për media.

Kjo pasi zyrtarisht ende nuk dihet arsyeja e këtij takimi, që ndodhë vetëm një ditë pasi në Kosovë qëndroi për vizitë emisari për dialogun Miroslav Lajçak, i cili pas Prishtinës vizitoi edhe Mitrovicën.

Atje tha se situata në veri është e tensionuar, ndërkohë që i njëjti sot ndodhet për vizitë në Serbi.

Ambasadorët e QUINT-it në takim me kryeministrin Kurti

Sapo ka përfunduar pjesëmarrjen në konferencën ”Balkan Dialogues Initiative”, kryeministri Albin Kurti, është larguar nga aty.

Ai nuk ka pranuar t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve, por është nisur drejt Qeverisë.

Kjo pasi në orën 10:00, është planifikuar që kryeministri Kurti të ketë një takim me ambasadorët e vendeve të QUINT-it në Kosovë.

Ky takim mbahet vetëm një ditë pasi në Kosovë qëndroi emisari i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak, i cili sot ndodhet për vizitë në Serbi.

Ai ka njoftuar se me 15 maj (të hënën( në Bruksel do të mbahet takim mes dy kryenegociatorëve, besnik Bislimi të Kosovës dhe Petar Petkoviqit të Serbisë.

Ndërkohë, kryeministri Kurti sot deklaroi se Kosova është për dialog. “Jemi të përkushtuar dhe konstruktiv”,tha ai, gjatë pjesëmarrjes në konferencën ”Balkan Dialogues Initiative”.

Ai u shpreh se takimi i 2 majit përfundoi me një shënim pozitiv ku palët u pajtuan për Deklaratën për të pagjeturit.

“Ne e kemi trajtuar këtë çështje me urgjencë sepse familjet kanë pritur shumë gjatë. Kosova po bën hapat e duhur për rrugën e saj drejtë Bashkimit Evropian", ka theksuar Kurti.


MË SHUME NGA Lajme