Eurodeputeti fton pesë vendet e BE-së, të njohin pavarësinë e Kosovës
BKT
Foto/ Nga profili i Waitz në Twitter
Lajme

Eurodeputeti fton pesë vendet e BE-së, të njohin pavarësinë e Kosovës

A.Bela/ RTKlive

Thomas Waitz deputet në Parlamentin Evropian, edhe njëherë i ka bërë thirrje shteteve të BE-së, të cilat nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës që ta bëjnë një gjë të tillë, pas që Kosova ka më shumë se 10 vite që është shtet i pavarur.

“Spanja, Rumania, Sllovakia, Qipro dhe Greqia, Kosova është shtet i pavarur. Është koha për ta njohur atë. Kjo është jetike për paqen në Ballkanin Perëndimor dhe zgjerimin e BE-së”, ka shkruar ai në Twitter, raporton RTKlive.

Ndryshe eurodeputeti austriak Thomas Waitz është një nga përkrahësit e mëdhenj të Kosovës, i cili është angazhuar shumë në çështjen e Kosovës në shumë fusha, duke përfshirë edhe liberalizimin e vizave për kosovarët.

 


MË SHUME NGA Lajme