A është dorëzuar Man United në garën për Kane?
BKT
Sport

A është dorëzuar Man United në garën për Kane?

F.Bytyqi/RTKLive

Manchester United raportohet se do të has në vështirësi për transferimin e sulmuesit të Tottenhamit, Harry Kane.

Ylli i ‘Tre Luanëve’ prej kohësh është objektiv i ‘Djajve të Kuq’.

Megjithatë, sipas medieve britanike, kapiteni i Anglisë mund të mos kalojë në ‘Old Trafford’ nëse ‘Spurs’ nuk do ta shesin atë.

United thuhet se e sheh pothuajse të paarritshëm sulmuesin anglez, duke pasur parasysh negociatat e vështira me kryetarin e Tottenhamit, Daniel Levy.

 Madje, siç raportohet, ‘Spurs’ janë të gatshëm të mbajnë Kane-n edhe për një vit dhe më pas ta humbasin atë si transferim të lirë.

Victor Osimhen i Napolit dhe Goncalo Ramos nga Benfica shihen opsione më të mundshme për t’iu bashkuar skuadrës së Erik ten Hag.