Përzgjedhja e Kryeprokurorit kontestohet në Gjykatën Kushtetuese
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Lajme

Përzgjedhja e Kryeprokurorit kontestohet në Gjykatën Kushtetuese

Fadil Sertolli/ RTKlive

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, nëpërmjet një letre, sot është njoftuar nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës se në këtë gjykatë është parashtruar një kërkesë individuale nga njëri prej kundërkandidatët në procesin e zgjedhjes së kryeprokurorit.

Në këtë kërkesë kontestohet Aktgjykimi i 23 dhjetorit 2022, i Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, i cili ndërlidhet me procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit. 

Presidentja Osmani ka sqaruar në vazhdimësi se të gjitha veprimet lidhur me procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit, do t`i ndërmarrë në përputhje me mandatin e saj kushtetues, duke respektuar pavarësinë e procedurave gjyqësore, sikurse edhe të drejtën e kandidatëve për të shteruar procedurat kushtetuese dhe ligjore për realizmin e të drejtave të tyre.

"Sapo të përfundojë trajtimi i çështjes së Kryeprokurorit në gjitha instancat gjyqësore, përfshirë Gjykatën Kushtetuese, Presidentja Osmani do t`i ndërmarrë veprimet e nevojshme në përputhje me detyrimet dhe përgjegjësitë e saj kushtetuese", tha për RTKlive Bekim Kupina, këshilltar për Media i Presidentes së Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme