Ekipet e FSK-së, gjejnë trupin e pajetë të një personi të zhdukur
F. Sertolli / RTKlive
Përmes një njoftimi për media nga Forca e Sigurisë së Kosovës thuhet se pas marrjes së njoftimit nga Qendra e Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për një person të zhdukur, FSK ka marrë të gjitha masat, duke angazhuar ekipet e Kërkim Shpëtimit malor, ujor dhe K9 të Gardës Kombëtare, të cilat kanë punuar në koordinim me Policinë e Kosovës, gjithashtu të angazhuar në këtë operacion kërkimi kanë qenë një numër i madh i vullnetarëve.
“Pas kërkimeve intensive sot ekipet e Kërkim Shpëtimit ujor të FSK-së, kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të personit të zhdukur me inicialet N.O, në zonën në afërsi të lumit llap në fshatin Lupq i poshtëm i komunës së Podujevës”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se pas evakuimit të viktimës trupi i pajetë i është dorëzuar Mjekësisë Ligjore dhe Policisë së Kosovës për procedurat e mëtejme.























