KQZ: Nuk do të tolerohet bllokimi i procesit të votimit elektronik
BKT
Shqipëri

KQZ: Nuk do të tolerohet bllokimi i procesit të votimit elektronik

RTSH

Nënkryetarja e KQZ, Lealba Pelinku, në një konferencë shtypi për mediat, deklaroi se KQZ nuk do të tolerojë asnjë veprim qoftë edhe në një qendër të vetme votimi, që të pengohet apo të bllokohet votimi elektronik.

Sipas saj, edhe ata operatorë, të cilët nën vullneëtin e tyre të lirë kanë nënshkruar kontratën me KQZ, për çdo pengesë do të sjellin do të jenë subjekt i ligjit.

“Afati i operatorëve për tu tërhequr ka skaduar. Ata tani janë subjekt i ligji. Të gjitha rastet e pengesave janë të verifikueshme lehtësisht. Komisioni, në rast pengesash, do të  presë 3 orë. Në rast mosparaqitje, gjithshka është në përgjegjësi ligjore të operatorëve.”- deklaroi Pelinku.


MË SHUME NGA Shqipëri