Xavi pas largimit të Busquets: Një epokë e re po fillon
BKT
Sport

Xavi pas largimit të Busquets: Një epokë e re po fillon

Uran Krasniqi/RTKLive

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka thënë se një epokë e re do të fillojë në klub pas largimit të Sergio Busquets.

Sergio Busquets do të largohet nga Barcelona në qershor kur t`i ketë mbaruar kontrata, duke i dhënë fund një epoke shumë të suksesshme në klub. Tridhjetë e katër vjeçari ka qenë një lojtar kyç për Barçën që nga bashkimi i tij me ekipin e parë në vitin 2008 nën drejtimin e ish-trajnerit , Pep Guardiola. Ai ka bërë mbi 700 paraqitje deri më sot, ku ka fituar tri herë Ligën e Kampionëve të Evropës si dhe tetë herë La Ligan spanjolle.

"Një epokë e re po fillon. Janë lojtarët si Gavi dhe Pedri. Shpresoj që ata të ndjekin gjurmët e Busquets dhe të arrijnë aq shumë sukses sa ai", ka thënë Xavi në një konferencë shtypi të shtunën.