Xhudisti Dardan Cena fiton të artën në Kupën Evropiane U-21
BKT
Sport

Xhudisti Dardan Cena fiton të artën në Kupën Evropiane U-21

Uran Krasniqi / RTKLive

Dardan Cena fitoi medaljen e artë në Kupën Evropiane U-21 në Vilnius të Lituanisë.

"Xhudisti ynë, Dardan Cena fitoi medaljen e artë në Kupën Evropiane U-21, që po mbahet në Vilnius të Lituanisë. Bursisti ynë "Shpresë Olimpike 2023", shënoi katër fitore në kategorinë -73 kg. Dëbora Gjakova doli e pesta në kategorinë -63 kg. Dion e Loris Sharapolli fituan nga një luftë", ka njoftuar Komiteti Olimpik i Kosovës.

Sipas njofimit nga KOK, nesër garon Anes Veseli.