Milan mposhtet nga Spezia
BKT
Sport

Milan mposhtet nga Spezia

Uran Krasniqi / RTKLive

Spezia ka përfunduar një seri prej tetë ndeshjesh pa fitore të Serisë A duke e mposhtur Milanin me rezultat 2-0. 

Pjesa e parë e ndeshjes ka njohur përpjekje të dyanshme për të krijuar epërsinë, por pa sukses. Skuadrat kanë shkuar në pushimin pesëmbëdhjetë minutësh me rrjeta të paprekura. 

Ka qenë minuta e shtatëdhjetë e pestë kur Przemyslaw Wisniewski ka kaluar Spezian në avantazh. 

Vetëm dhjetë minuta më vonë Esposito ka ngritur epërsinë dhe i ka dhënë fitoren skuadres së Spezias.   

Edhe pas fitores Spezia mbetet e rrezikuar për të rënë nga liga, sepse gjendet në pozitën e tetëmbëdhjetë me 30 pikë. Ndërsa Milan gjendet në vendin e pestë me 61 pikë.