PSG hap për ruajtjen e titullit
BKT
Sport

PSG hap për ruajtjen e titullit

Uran Krasniqi/RTKLive

Paris Saint-Germain ka bërë një hap tjetër drejt ruajtjes së titullit në Ligue 1 duke mposhtur Ajaccion 5-0.

Messi bëri paraqitjen së tij të parë pas një udhëtimi pa leje në Arabinë Saudite, pas të cilit u kishte kërkuar falje bashkëlojtarëve.  

Fabian Ruiz (22′), Achraf Hakimi (33′), Kylian Mbappe (47′, 54′) dhe Mohamed Youssouf (73′ – autgol) kanë shënuar për fitoren.

Të dyja skuadrat përfunduan me 10 lojtarë pasi Hakimi dhe Thomas Mangani janë përjashtuar.

Pas kësaj fitore PSG përforcon pozitën e parë me 81 pikë, gjashtë më shumë se sa Lens.