Ballkani fiton, Drita ngecë në Gjilan
Uran Krasniqi / RTKLive
Ballkani ka përforcuar pozitën e parë në tabelë në një moment të rëndësishëm kur gara po shkon drejt fundit. Drita që poashtu gjendet në luftë për t`u shpallur kampion ka ngecur në ndeshjen me rivalin lokal, Gjilanin.
Suharekasit në xhiron e tridhjetë e katërt kanë mposhtur Llapin me rezultat minimal 1-0.
Ka qenë goli i Rrahmanit i shënuar në minutën e tridhjetë e një, ai që e ka vendosur ndeshjen.
Nërsa në Gjilan Drita e ka lëshuar fitoren nga dora, duke barazuar me ekipin e qytetit dhe me emër të qytetit.
Broja e ka kaluar në epërsi Dritën qysh në minutën e tridhjetë e dytë, duke bërë që për kohë të gjatë rezultati të ishte 0-1 duke lënë përshtypje se ndeshja do të kishte një epliog të tillë, por në fund Zeka ka treguar se një gjë e tillë ka qenë iluzion. Ai ka shënuar për Gjilanin tetë minuta para përfundimit të ndeshjes, duke i vështirësuar shumë Dritës ecjen drejt titullit.
Pas kësaj fitore Ballkani gjendet në pozitën e parë me gjashtëdhjetë e nëntë pikë, dy më shumë se Drita në vendin e dytë.
Javën e ardhshme Ballkani luan me Ferizajin, ndërsa Drita me Malishevën.
Në ndeshjet e tjera, Dukagjini ka mposhtur Drenicën me rezultat 4-1, Ferizaji ka fituar 1-0 ndaj Trepçës '89 dhe Malisheva ka luajtur baraz me Prishtinën 1-1.























