PS merr dhe Shkodrën, sytë nga Durrësi
rtsh.al
(E plotësuar) Partia Socialiste merr dhe Shkodrën, deri dje bastion i PD-së. Me sytë nga Durrësi. Kryeson bindshëm në Tiranë
Kur procesi i numërimit po ecën me ritme të shpejta fitorja e thellë e Partisë Socialiste në zgjedhjet vendore të 14 majit sa vjen e është edhe më e dukshme.
Supriza e këtyre zgjedhjeve është Shkodra. Deri të dielën bastioni i demokratëve që prej rënies së komunizmit, tani do të drejtohet nga socialistët. Benet Beci fitoi kundrejt demokratit Bardh Spahia, kryetari aktual i bashkisë me një diferencë mbi 11 mijë vota.
Edhe në Tiranë Erion Veliaj i PS-së i cili kërkon në këto zgjedhje një mandat të tretë kryeson me mbi 30 mijë vota kundrejt Belind Këlliçit të "Bashkë Fitojmë".
PS ka konfirmuar tashmë fitoren në bashki kryesore si Elbasan, Korçë, Vlorë dhe në shumë bashki të tjera. Ndërkohë në Durrës vijon numërimi dhe kur kanë mbetur mbi 100 kuti votimi, Emiriana Sako kryeson me gati 7 mijë vota.
Deri tani ka përfunduar numërimi në 44 bashki nga 61 në total. Nga këto PS ka fituar deri tani 38 bashki, kundrejt "Bashkë Fitojmë" e cila ka fituar 6 bashki.
Bashkitë ku ka përfunduar numërimi
Fiton Partia Socialiste
1- Kolonjë fiton Erion Isai
2- Roskovec fiton Majlinda Bufi
3- Lezhë fiton Pjerin Ndreu
4 - Dropull fiton Dhimitraq Toli
5- Peqin fiton Bukurosh Maqi
6 - Tepelenë fiton Tërmet Peçi
7- Tropojë fiton Rexhë Byberi
8- Këlcyrë fiton Klement Ndoni
9 - Elbasan fiton Gledis Llatja
10 - Vorë fiton Blerim Shetra
11 Kamëz fiton Rakip Suli
12 Bulqizë fiton Festime Mjeshtri
13 Klos fiton Valbona Kola
14 Rrogozinë fiton Edison Memolla
15 Gramsh fiton Besion Ajazi
16 - Pustec fiton Pali Kolefski
17 - Delvinë fiton Besmir Veli
18- Belsh fiton Arif Tafani
19- Lushnje fiton Eriselda Sefa
20 - Libohovë fiton Leonard Hide
21 - Konispol fiton Ergest Dule
22 - Poliçan fiton Adriatik Zotkaj
23 - Skrapar fiton Adriatik Mema
24 - Përmet fiton Alma Hoxha
25- Mat fiton Agron Malaj
26 - Librazhd fiton Mariglen Disha
27 - Patos fiton Fatjon Duro
28 - Cerrik fiton Andis Salla
29 - Kuçovë fiton Kreshnik Hajdari
30 - Sarandë fiton Oltion Çaçi
31 - Korçë fiton Sotiraq Filo
32- Vlorë fiton Ermal Dredha
33 - Selenicë fiton Nertil Bellaj
34 - Devoll fiton Eduard Duro
35 - Maliq fiton Gëzim Topçiu
36-Vau i Dejes fiton Kristian Shkreli
37-Berat fiton Ervin Demo
38-Dibër fiton Rahim Spahiu
Fitoi Koalicioni "Bashkë Fitojmë"
1- Pukë fiton Rrok Dodaj
2- Fushë Arrëz fiton Hil Curri
3- Himarë, fiton Fredi Beleri
4- Mirditë fiton Albert Mëlyshi
5- Memaliaj fiton Albert Malaj
6 - Has fiton Miftar Dauti
Në Finiq në avantazh është Romeo Çapuli i "Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen"
Numërimi nisi prej orës 23:00 të ditës së djeshme (14 maj). Dje u përfundua numërimi në Elbasan, Vorë dhe Kamëz, ku votimi ishte elektronik
RTSH 24 vijon që prej orës 07:00 të ditës së djeshme (14 maj) me transmetim maratonë me raportime të drejtpërdrejta nga e gjithë Shqipëria.
PS kryeson bindshëm në Tiranë, merr dhe Tropojën
(E plotësuar) Deri tani ka përfunduar numërimi në 38 bashki nga 61 në total. Nga këto PS ka fituar deri tani 32 bashki, kundrejt "Bashkë Fitojmë" e cila ka fituar 6 bashki.
Edhe në shumicën e bashkive të mëdha ku ende nuk ka përfunduar numërimi shihet një epërsi e madhe e kandidatëve të PS.
Suprizë mbetet Shkodra. I njohur si bastioni i demokratëve, deri tani kur ka përfunduar numërimi i më shumë se gjysmës së kutive të votimit, Benet Beci ka një epërsi mbi 9 mijë vota. Edhe në Tiranë Erion Veliaj i PS-së i cili kërkon në këto zgjedhje një mandat të tretë kryeson me mbi 30 mijë vota kundrejt Belind Këlliçit të "Bashkë Fitojmë"
Bashkitë ku ka përfunduar numërimi
Fiton Partia Socialiste
1- Kolonjë fiton Erion Isai
2- Roskovec fiton Majlinda Bufi
3- Lezhë fiton Pjerin Ndreu
4 - Dropull fiton Dhimitraq Toli
5- Peqin fiton Bukurosh Maqi
6 - Tepelenë fiton Tërmet Peçi
7- Tropojë fiton Rexhë Byberi
8- Këlcyrë fiton Klement Ndoni
9 - Elbasan fiton Gledis Llatja
10 - Vorë fiton Blerim Shetra
11 Kamëz fiton Rakip Suli
12 Bulqizë fiton Festime Mjeshtri
13 Klos fiton Valbona Kola
14 Rrogozinë fiton Edison Memolla
15 Gramsh fiton Besion Ajazi
16 - Pustec fiton Pali Kolefski
17 - Delvinë fiton Besmir Veli
18- Belsh fiton Arif Tafani
19- Lushnje fiton Eriselda Sefa
20 - Libohovë fiton Leonard Hide
21 - Konispol fiton Ergest Dule
22 - Poliçan fiton Adriatik Zotkaj
23 - Skrapar fiton Adriatik Mema
24 - Përmet fiton Alma Hoxha
25- Mat fiton Agron Malaj
26 - Librazhd fiton Mariglen Disha
27 - Patos fiton Fatjon Duro
28 - Cerrik fiton Andis Salla
29 - Kuçovë fiton Kreshnik Hajdari
30 - Sarandë fiton Oltion Çaçi
31 - Korçë fiton Sotiraq Filo
32- Vlorë fiton Ermal Dredha
Fitoi Koalicioni "Bashkë Fitojmë"
1- Pukë fiton Rrok Dodaj
2- Fushë Arrëz fiton Hil Curri
3- Himarë, fiton Fredi Beleri
4- Mirditë fiton Albert Mëlyshi
5- Memaliaj fiton Albert Malaj
6 - Has fiton Beqir Mulaj
Në Finiq në avantazh është Romeo Çapuli i "Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen"
Numërimi nisi prej orës 23:00 të ditës së djeshme (14 maj). Dje u përfundua numërimi në Elbasan, Vorë dhe Kamëz, ku votimi ishte elektronik
RTSH 24 vijon që prej orës 07:00 të ditës së djeshme (14 maj) me transmetim maratonë me raportime të drejtpërdrejta nga e gjithë Shqipëria.
Numërohen 248 qendra votimi në Tiranë, kryeson Erion Veliaj

248 qendra votimi janë numëruar në Bashkinë e Tiranës nga 941 që janë në total. Deri në këto momente, kandidati i PS, Erion Veliaj ka siguruar 53.13% të votave, ndërsa kandidati i “Bashkë Fitojmë” Belind Këlliçi 35.53 % të votave.
Pas tij renditet Kandidati Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë me 5.03 %, i cili ndiqet nga Roland Bejko i Partisë Demokratike i cili nga ka siguruar 4.59% të votave.
Më pas renditet Lajla Përnaska e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet me 0.87 % të votave dhe në fund kandidati i Fronit të Majtë, Marko Dajti që ka grumbulluar vetëm 0.85% të votave.
























