Dorëhiqet zv.guvernatorja e përkohshme Nora Latifi-Jashari
BKT
Foto: RTKlive
Lajme

Dorëhiqet zv.guvernatorja e përkohshme Nora Latifi-Jashari

V. Thaçi / RTKlive

Ushtruesja e detyrës së zëvendësguvernatores së Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Nora Latifi -Jashari ka dhënë dorëheqje të hënën nga kjo pozitë.

BQK njofton se në takimin e mbajtur më 29 mars 2023, të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës, në bazë të Ligjit për BQK, në një nga pozitat e përkohshme ekzekutive është vendosur edhe anëtarja e Bordit, Nora Latifi Jashari, si Zëvendësguvernatore e Përkohshme.

“Për shkak të angazhimeve profesionale e kontraktuale që Latifi-Jashari ka pasur jashtë BQK-së edhe para këtij vendimi, ka kërkuar që të lirojë pozitën e përkohshme në BQK nga data 15 maj 2023”, thuhet në njoftimin e BQK-së.

Sipas BQK-së ky veprim nuk e cenon në asnjë mënyrë vazhdimësinë e përmbushjes së objektivave të BQK-së, pasi Bordi Ekzekutiv mbetet funksional deri në plotësimin e pozitave të rregullta të anëtarëve të Bordit Ekzekutiv sipas Ligjit të BQK-së.

“Për më shumë Latifi-Jashari vazhdon kryerjen e detyrave si  anëtare joekzekutive e Bordit të BQK-së”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Lajme