Zgjedhjet në Shqipëri, “revolucion” në heshtje i të rinjve
BKT
Lajme

Zgjedhjet në Shqipëri, “revolucion” në heshtje i të rinjve

N.M. /RTKlive

Të dielën, qytetarët në Shqipëri votuan për zgjedhjen e 61 kryetarëve të rinj të bashkive dhe këshillave bashkiake. Në këto zgjedhje ka fituar bindshëm Partia Socialiste, me 52 bashki.

Pse ndodhi kjo që shumëkush e quan një dështim epokal të opozitës, apo të koalicionit “Bashkë fitojmë”, çfarë do të ndodhë pas kësaj fitoreje bindëse të PS-së, kush janë fajtorët e kush fituesit më të mëdhenj, për emisionin ‘RTKPrime” kanë diskutuar, Dajana Berisha, Drejtore Ekzekutive e Forumi për Iniciativa Qytetare, (FIQ), Ibrahim Gashi, profesor dhe Tomor Avdija, analist.

Dajana Berisha, Drejtore Ekzekutive e Forumit për Iniciativa Qytetare, (FIQ) tha se këto zgjedhje tregojnë një braktisje totale të elitës politike nga të dy palët, të opozitës edhe të mazhorancës.

“Dalja në këto zgjedhje ka qenë vetëm 34 për qind. Këtë e shoh si një revolucion në heshtje, të rinjtë kanë dalë shumë pak në votime, shtrohet pyetja pse nuk kanë dalë ata në votime, për shkak të mungesë së informacionit, të digjitalizimit etj. KQZ dështoi”, tha Berisha.

Sipas saj, bashkimi i Berishës dhe Metës ishte një koalicion që nuk mundi të mbledhë as të djathtën, por as atë që quhet votuesi gri.

Kurse Tomor Avdija analist përmendi disa bashkësi që Partia Demokratike i kishte para këtyre zgjedhjeve, por tani janë humbur. Ai tha se në këto bashkësi ka pasur pajisje me të cilat vota është manipuluar dhe PD për këtë ka kërkuar anulim të zgjedhjeve atje dhe sqarime nga KQZ-ja.

Sipas tij, rezultatet janë të paravendosur nga partia në pushtet dhe votat kanë shkuar për partinë e kryeministrit Rama.

Kurse, Ibrahim Gashi profesor, tha se e djathta në Shqipëri nuk ka arritur të mobilizojë elektoratin për dalje në votime. Por opozita duhet t’i bëjnë llogaritë e tyre pse ka ndodhur ky dështim.

“Unë kam thënë më herët se Partia Demokratike po e bënë gabimin më të madh strategjik, që po e rikthen Sali Berishën për kryetar të saj, një person që ka qenë mbi 20 vite në pushtet dhe i cili është shpenzuar”, tha Gashi.

Mosdalja në votim e qytetarëve, sipas tij, i ka i ka konvenuar partisë në pushtet, të majtës. Ai kundërshtoi parafolësit se fajtore për humbjen e së djathtës janë manipulimet nga partia në pushtet dhe dështimet e KQZ-së.

Sipas Berishës, raporti i OSBE-së nuk ka konkluduar atë që thanë parafolësit se zgjedhjet u manipuluan nga partia në pushtet. “Raporti i OSB-së thotë se zgjedhjet ishin të rregullta”, tha ai.

Arsyeja e humbjes, thembra e Akilit, së të djathtës, sipas tij, është se ajo nuk arriti të krijojë një kauzë për ndryshime dhe arsyeja për këtë është te lidershipi, te mungesa e një lidershipi që do ta krijonte besimin të votuesi. Sipas tij arsye për një humbje të tillë mund të jetë edhe ajo se koalicioni “Bashkimi për fitore” udhëhiqej nga një person “non grata”.

Pas kësaj reagoi Dajana Berisha, e cila tha se afera nuk ka patur vetëm Sali Berisha. Ajo tha se afera ka patur edhe partia në pushtet. Sipas saj nën këtë qeverisje vendi ka krijuar kriza, madje edhe ka eksportuar kriza.

Kurse, Avdija akuzoi, të majtën, partinë në pushtet, dhe kryeministrin Edi Rama, për politikë agresive, çka sipas tij. e ka dëmtuar opozitën, në forma të shumta.


MË SHUME NGA Lajme