Bonucci: Vitin tjetër pensionohem, fanella e Juves si një lëkurë e dytë
BKT
Sport

Bonucci: Vitin tjetër pensionohem, fanella e Juves si një lëkurë e dytë

B. Halimi | RTKlive

Leonardo Bonucci ka paralajmëruar se së shpehti do t’i jep lamtumirën futbollit. Në një intervistë të publikuar në kanalet zyrtare të klubit me rastin e paraqitjes së tij të 500-të me fanellën bardhezi, kapiteni i Juventusit ka zbuluar kohën e pensionimit të tij.

Duke komentuar një foto nga BBC, ku ishin të paraqitur treshja historike e mbrojtjes së Juventusit, e përbërë nga Barzagli, Bonucci dhe Chiellini, ai deklaroi: "Kur të ndaloj së luajturi vitin e ardhshëm, një epokë e mbrojtjes së Juventusit do të marrë fund. Jam krenar që kam qenë atje, shpresoj që një ditë shumë të rinj t’i marrin si idhuj këta mbrojtës historik të Juventusit”.

Tutje ai ka thënë se gjithmonë është përpjekur të mbrojë fanellën e Juventusit dhe e ka vlerësuar atë si një lëkurë të dytë.

"Që nga dita e parë që e kam veshur këtë fanellë, jam përpjekur para së gjithash të jem vetvetja, në të mirë e në të keq. Gjithçka që kam bërë e kam bërë për ta mbrojtur këtë fanellë që është si një lëkurë e dytë për mua”, ka shtuar Bonucci.