Kim Min-Jae i thotë PO Unitedit, ‘Djajtë e Kuq’ gati të paguajnë klauzolën
BKT
Sport

Kim Min-Jae i thotë PO Unitedit, ‘Djajtë e Kuq’ gati të paguajnë klauzolën

F.Bytyqi/RTKLive

Kim Min-Jae i Napolit raportohet se do të jetë goditja e parë e Manchester Unitedit në tregun e kësaj verë.

‘Djajtë e Kuq’ prej kohësh e kërkojnë asin e ‘napolitanëve’, të cilën duan ta kenë në skuadër për sezonin e ardhshëm.

Sipas medieve britanike, Man United tashmë e ka informuar Napolin se do të paguajë klauzolën e lirimit të Kim Min-Jae prej 56 milionë euro në periudhën 15 ditore në fillim të korrikut.

Kim Min-Jae thuhet se i ka thënë ‘PO’ klubit nga ‘Old Traffordi’. United do t’i ofrojë lojtarit pagë prej 9 milionë euro në sezon.