23:22 / 17.05.2023
Ndërtesa e Qeverisë ndriçohet me flamurin e LGBTIQ+
A.B/RTKlive
Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës është ndriçuar me flamurin e LGBTI-së për të shënuar Ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Bifobisë dhe Transfobisë.
"Sot qeveria jonë u ndez me ngjyrat e ylberit për të shënuar Ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë. Është një e drejtë themelore të jetosh dhe të lulëzosh në mënyrë autentike pa frikë, gjykim, kërcënim ose diskriminim. Si qeveri, ne qëndrojmë të bashkuar në diversitet", ka shkruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në 'Twitter'.























