Europa League rikthehet me gjysmëfinalet e zjarrta
F.Bytyqi/RTKLive
Europa League rikthehet sonte me dy ndeshjet kthyese të gjysmëfinaleve.
Kjo ligë që është e dyta për nga rëndësia në futbollin evropian, tashmë ka hyrë në fazën përfundimtarr dhe më të zjarrtë.
Sfida kryesore e natës së sontme luhet në mes Sevillas dhe Juventusit. Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave ishte mbyllur baras 1-1. Ballafaqimi i sontëm ndërmjet skuadrës spanjolle dhe asaj italiane, parashikohet të sjellë një duel tejet interesant, pasi që të dy skuadrat synojnë fitore në mënyrë që të sigurojnë ‘biletën’ për finalen e kësaj gare joshëse.
Padyshim se edhe dueli tjetër mes Bayer Leverkusenit dhe Romës, pritet të sjellë një sfidë dramatike.
Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave ishte mbyllur me epërsinë e ‘romakëve’ prej 1-0, megjithatë, të besuarit e Xabi Alonso-sonte synojnë përmbysjen e skuadrës së Jose Mourinhos.
Të dy ndeshjet fillojnë në orën 21:00.























