Silva: Ishte mbrëmje e mrekullueshme për ne
BKT
Sport

Silva: Ishte mbrëmje e mrekullueshme për ne

B. Halimi | RTKlive

Heroi i Manchester Cityt në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ishte Bernardo Silva. Ai shënoi dy golat e parë, duke qenë më i merituari që skuadra e tij e eliminoi Real Madridin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

"Ishte një mbrëmje e mrekullueshme për ne. E dinim se do të ishte e vështirë, por të mposhtësh Real Madridin në shtëpi 4:0 është fantastike. Shpresoj që ta fitojmë Ligën e Kampionëve", ka theksuar Silva.

Ai më pas e pranoi se nuk ishte i kënaqur me paraqitjen e tij në ndeshjen e parë në Madrid dhe donte me çdo kusht ta shpaguante veten në “Etihad”, gjë që edhe ia doli.

“E dinim se sa i vështirë ishte kundërshtari. Ata na bënin presion, por ne ishim të vendosur, përplot pasion dhe të organizuar. Në ndeshjen e parë në Madrid, nuk isha në nivelin që doja të isha dhe doja ta kompensoja atë paraqitje. Këtu kam luajtur më mirë dhe kjo është ajo që doja", ka shtuar Silva.

Sa i përket finales kundër Interit në Stamboll, ai u shpreh optimist, edhe pse pranoi se skuadra italiane është e vështirë të thyhet në mbrojtje.

“Kam parë ndeshjet e Interit, ata duken shumë të fortë dhe të organizuar në fazën e mbrojtjes. Do të jetë e vështirë, por ne do të përpiqemi të fitojmë”, ka nënvizuar Silva.