Moura largohet nga Tottenham
Uran Krasniqi / RTKLive
Lucas Moura do të largohet nga Tottenham në fund të sezonit.
Moura ka shënuar tridhjetë e tetë 38 gola në 219 paraqitje që kur u transferua te Tottenham në afatin kalimtar dimëror të vitit 2018. Momenti i tij më i mirë në fanellën e "Spurs" ishte kur ai shënoi një hat-trick në 2019 në Ajax që e dërgoi Tottenhamin në finalen e parë të Champions League për klubin.
"Spurs" ka njoftuar se ky sezon do të jetë i fundit për Moura dhe se brazliani do të përshëndetet me tifozët në ndeshjen e së shtunës në shtëpi me Brentford.
“Kudo që të jem, zemra ime do të jetë gjithmonë këtu. Ju jeni klubi im”, ka thënë Moura për faqen zyrtare të Tottenhamit. "Ka qenë nderi më i madh. Kjo ka qenë ëndrra ime. Kjo do të jetë gjithmonë shtëpia ime.Do të takohemi përsëri".























