Pas vërshimeve në Itali, Kurti ofron ndihmën e Kosovës
BKT
Foto: RTKlive
Lajme

Pas vërshimeve në Itali, Kurti ofron ndihmën e Kosovës

J.Musliu/RTKlive

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, deklaroi se me pikëllim po i ndjek zhvillimet në Itali ku 13 persona kanë mbetur të vdekur nga përmbytjet, teksa rreth 13 mijë persona janë evakuuar.

“Me shumë pikëllim dëgjova për humbjen e jetëve dhe shkatërrimet që kanë shkaktuar përmbytjet në rajonin Emilia-Romagna të Italisë”, shkroi Kurti.

“Mendimet tona janë me qytetarët italianë dhe jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmën tonë aty ku nevojitet”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Kurti ka shprehur ngushëllime për të gjithë jetët e humbura teksa ka thënë se Kosova është e gatshme të jap ndihmën e saj aty ku nevojitet.


MË SHUME NGA Lajme