23:41 / 18.05.2023
Shmanget finalja italiane në Europa League, Sevilla eliminon Juventusin
Uran Krasniqi / RTKLive
Është shmangur një finale krejtësisht italiane në Europa League. Një gol i realizuar nga Lamela në minutën e pestë të vazhdimeve ka rezultuar fatal për Juventusin.
Sevilla ka eliminuar skuadrën italiane, duke siguruar kështu finalen e ku e pret Roma.
Për nëntëdhjetë minuta skuadrat kanë luajtur baraz 1-1.
Kanë qenë italianët që e kanë gjetur rrjetën të parët me Vlahovic (65'). Por gëzimi i "Zonjës së vjetër" nuk ka zgjatur shumë. Në minutën e shtatëdhjetë e një Suso e ka barazuar rezultatin.
Kësisoji Sevilla ka fituar me rezultat të përgjithshëm 3-2, pasi ndeshja e parë në Torino ishte mbyllur me barazim 1-1.
Paraprakisht sonte Roma ka eliminuar Bayer Leverkusenin.























