Fiorentina i shkon West Hamit në finale të Conference League
BKT
Sport

Fiorentina i shkon West Hamit në finale të Conference League

Uran Krasniqi / RTKLive

Fiorentina e ka përmbysur Baselin dhe ka kaluar në finale të Conference League. 

Ndeshja e zhvilluar sonte në Zvicër ka përfunduar me rezultat 2-1 për italianët, duke bërë që ndeshja të shkojë në vazhdime, pasi me rezultat identik Baseli kishte fituar në ndeshjen e parë në Itali. 
Fiorentina e ka gjetur golin e avantazhit me Gonzalezin në fund të pjesës së parë. 
Pjesa e dytë ka sjellë edhe dy gola të tjerë. Amdouni (55') fillimisht ka barazuar për zviceranët. Pastaj në minutën e shtatëdhjetë e dy Gonzales ka realizuar edhe një herë. 
Me këtë rezultat skuadrat kanë mësyrë vazhdimet. 
Kur pothuaj skuadrat po përgatiteshin për ekzekutimin e penalltive, në skenë ka dalur Barak, i cili ka realizuar gol dhe i ka dhënë fitoren skuadres italiane.