09:17 / 19.05.2023
Rabiot mes Man Unitedit dhe Bayern Munich
F.Bytyqi/RTKLive
Fundi i këtij sezoni në Serie A, duket se do të jetë edhe fundi i aventurës së Adrien Rabiot te gjiganti italian, Juventus.
Ish-futbollisti i PSG-së në fund të këtij sezoni, do ta mbyll aventurën me juventinët, dhe siç raportojnë mediet italiane, e ardhmja e lojtarit do të jetë larg Torinos.
Rabiot thuhet se është duke negociuar me Manchester Unitedin, skuadër kjo që prej kohësh është duke e vëzhguar reprezentuesin francez.
Megjithatë, ‘Djajtë e Kuq’ nuk do ta kenë lehtë që të transferojnë Rabiot-in në ‘Old Trafford’, pasi që francezi kërkohet edhe nga Bayern Munich.
Madje, mësohet se ‘Bavarezët’ tashmë kanë hyrë seriozisht në garë për transferimin e francezit.























