12:13 / 19.05.2023
‘Dështaku’ i Realit drejt Amerikës
F.Bytyqi/RTKLive
Belgu Eden Hazard, i cili konsiderohet dështim tek Real Madridi, duket se karrierën do ta vazhdojë në MLS të Amerikës.
Sipas “MARCA”-s, klubi nga MLS, CF Montreal, është i interesuar të nënshkruajë me reprezentuesin belg.
Megjithatë, 32-vjeçar thuhet se nuk dëshiron largimin nga Madridi gjatë kësaj verë dhe ai synon të përmbushë kontratën e tij me ‘Los Blancos’ që skadon në qershorin e vitit 2024.
Ndryshe, Hazard është i lidhur edhe me rikthimin në ish-klubin e tij, Chelsea.























