Asi kroat te Man City?
BKT
Sport

Asi kroat te Man City?

F.Bytyqi/RTKLive

Objektivat e Manchester City-t për tregun e kësaj verë përfshijnë edhe mbrojtësin kroat Josko Gvardiol.

Ylli i RB Leipzig po bën një sezon të shkëlqyer në Bundesligë, derisa ai shfaqi formë të lartë edhe me Kombëtaren e Kroacisë edhe në Botërorin e Katarit.

Sipas “The Mail”, City është gati të ‘sakrifikojë’ Aymeric Laporte me Gvardiol për të përforcuar edhe më shumë skuadrën e tyre për sezonin e ardhshëm.

Laporte raportohet se dëshiron të largohet nga kampionët në fuqi të Anglisë, pasi ai nuk është në planet e trajnerit Pep Guardiola.

Krahas Cityt, reprezentuesi kroat kërkohet edhe Chelsea, një tjetër klub i madh anglez.