Mendohet shkëmbimi Kovaçiç-Onana
BKT
Sport

Mendohet shkëmbimi Kovaçiç-Onana

F.Bytyqi/RTKLive

Kryetari i Chelsea-s, Todd Boehly, është duke e menduar shkëmbimin e Mateo Kovaçiç me portierin e Inter Milan, Andre Onana, raporton ‘Inter Live’.

Onana, i cili ka impresionuar me formën e tij në ndeshjet e fundit me ‘Nerazurët’, është në shënjestër të ‘Bluve’ të Londrës, pasi që portieri Edouard Mendy, ka refuzuar zgjatjen e kontratës me londinezët.

Kovaçiç thuhet se mund të përfshihet në shkëmbimin e mundshëm me ‘gardianin’ e Interit.

Reprezentuesi kroat me Chelsea-n ka kontratë deri në fund të sezonit të ardhshëm, mirëpo, ‘divorci’ mes dy palëve mund të ndodh gjatë kësaj verë.

Kroati prej kohësh kërkohet nga gjiganti gjerman, Bayern Munich, por siç raportohet, nuk përjashtohet mundësia e shkëmbimit me portierin internistëve Onana.