Real-i nis rinovimin
BKT
Sport

Real-i nis rinovimin

RTSH

Sezon i mbyllur në fushën e lojës dhe fillimi i punës në zyrat e klubit për të rindërtuar një skuadër e cila ka nevojë për stimuj dhe emra të rinj.

Një prej tyre Real Madrid e ka në grup dhe bëhet fjalë për Vinicius Jnr. që do të nënshkruajë shumë shpejt një kontratë të re t’u bërë një nga lojtarët më të paguar të grupit aktual.

Real Madrid i ka ofruar rreth 23 milionë euro në sezon duke e shpërblyet për dy sezonet e fundit të brazilianit në nivele shumë të larta. 

Klubi “Los Blancos” kërkon ta zgjasë kontratën deri në vitin 2027. Vinicius ka shënuar 45 gola në dy sezonet e fundit, përfshirë edhe atë të finales së vitit të kaluar në UEFA Champions League kundër Liverpool që i dhuroi skuadrës spanjolle trofeun e 14 për një tjetër rekord historik.

Paga e tij do të trefishohet ndërsa me kontratën e re, Vinicius do të parakalojë edhe dy yjet e skuadrës, Benzema dhe Kroos.

Rinovimi i sulmuesit brazilian është pjesë e një procesi të gjatë për ristrukturimin e skuadrës madrilene e cila ka dhënë shenja se është në fundin e një ere.

Nuk është vetëm Vinicius që mund të ndërtojë një rrugë të re sepse objektiv kryesor i Realit në tregun e kësaj verw është edhe Jude Bellingham. Për të arritur te anglezi i Borussia Dortmund, klubi i drejtuar nga presidenti Perez ka gati një ofertë të majme por edhe disa emra që mund t’i interesojnë Borussia-s. Mes tyre është edhe lojtari i Milanit, Brahim Diaz, aktualisht i huazuar te kuqezinjtë.