Marquinhos vazhdon qëndrimin te PSG
BKT
Sport

Marquinhos vazhdon qëndrimin te PSG

Uran Krasniqi/RTKLive

Marquinhos ka zgjatur kontratën e tij me Paris Saint-Germain deri në vitin 2028, ka njoftuar klubi francez të premten.

“Mbrojtësi njëzet e nëntë vjeçar dhe kuqeblutë do të vazhdojnë aventurën e tyre së bashku deri më 30 qershor 2028”, ka thënë PSG të premten.

Marquinhos iu bashkua klubit nga Roma në vitin 2013.

Disa fjalë i ka pasur edhe futbollisti brazilian. 

“Jam shumë i lumtur të njoftoj këtë zgjatje të kontratës, por edhe shumë krenar. Ky është një moment shumë i veçantë për mua”, ka thënë Marquinhos. “Jam i bindur se do të vazhdojmë të arrijmë gjëra të mëdha së bashku në vitet në vijim”.