Darmstadt kthehet në Bundesligë pas gjashtë vitesh
BKT
Sport

Darmstadt kthehet në Bundesligë pas gjashtë vitesh

Uran Krasniqi / RTKLive

Një fitore minimale kundër Magdeburgut e ka kthyer Darmstadtin në Bundesligë pas gjashtë vitesh.

Lideri i Budesliga 2 ka mposhtur Magdeburgun 1-0 të premten për të siguruar rikthimin e tyre në kategorinë më të lartë të futbollit gjerman. 

Ka qenë minuta e tridhjetë e gjashtë kur Phillip Tietz ka shënuar për ta ngjitur ekipin e tij në kuotën e 67 pikëve. 

Sias rregullave, dy skuadrat e para në tabelën e Budesligës 2 e fitojnë të drejtën për t'ua bashkuar me Bundesligën 1, ndërsa skuadra e tretë shkon në play-off me skuadrën e cila gjendet në vendin e gjashtëmbëdhjetënë Bundesliga 1.