Lyon mposht Monacon, Lacazette barazon me Mbappen
BKT
Sport

Lyon mposht Monacon, Lacazette barazon me Mbappen

Uran Krasniqi / RTKLive

Lyon ka mposhtur Monacon në ndeshjen e sontme të Ligue 1, ndërsa Alexandre Lacazette ka barazuar numrin e golave të Kylian Mbappe. 

Rezultati përfundimtar ka qenë 3-1.

Mysafirët kanë kaluar herët në epërsi me golin e Ben Yedder, por Lacazette (38'), 

Caqueret (57') dhe Cherki (78') kanë përmbysur gjithçka. 

 Goli i Lacazette ishte i njëzet e gjashti aq sa ka edhe sulmuesi i PSG. 

Aktualisht Lyon gjendet në pozitën e shtatë në tabelë me 59 pikë, ndërsa Monaco në vendin e katërt me 65 pikë.