20:41 / 20.05.2023
Humbet Arsenali, Manchester City edhe matematikisht kampion i Anglisë
F.Bytyqi /RTKLive
Manchester City edhe matematikisht është kampion i ri i Premier League-s.
Arsenali është mundur në udhëtim tek Nottingham, me rezultat 1-0, të shtunën në kuadër të elitës së futbollit anglez, rezultat ky që ka zyrtarizuar City-n kampion të ri në ishull.
Goli i vetëm në këtë takim u shënua nga Awoniyi në minutën e 19-të, që ishte edhe goli i vetëm në këtë ndeshje.
Pas kësaj humbje, Arsenali renditet e dyta me 81 pikë, katër me pak se City në krye të tabelës, kurse, Nottingham renditet e 16-ta me 37 pikë të tubuara.























