Besa Famgas e fortë për Trepçën, fiton finalen e parë të play-off-it
BKT
Sport

Besa Famgas e fortë për Trepçën, fiton finalen e parë të play-off-it

F.Bytyqi/RTKLive

Në një atmosferë të bukur sportive, para një numri të madh shikuesish në Palestrën e Sporteve “Karagaçi”, në Pejë, Besa mposhti Trepçën me rezultat 30:27.

Ndeshja e së shtunës ishte e fortë dhe e hapur deri në aksionet e fundit. Më shumë shfaqi skuadra vendase që festoi në fund. Ndeshja e dytë e serisë finale luhet të enjten në Mitrovicë.

Në minutat e para në avantazh ishte skuadra mysafire. Pas minutës së 15-të Besa doli para dhe ka mbajtur epërsinë deri në fund. Trepça u afrua në një gol, por pa mundur të barazojë, ndonëse ka bërë përpjekje deri në fund.

Nikola Prce i realizoi 8 gola për Besën, ndërsa 6 i kishte Arbios Mushkolaj. Te Trepça nga 6 gola i shënuan Deniz Terziqi, Sali Maxhera e Lulzim Shabani.