19:03 / 21.05.2023
City me fitoren kundër Chelsea-s feston titullin e kampionit
F.Bytyqi /RTKLive
Manchester City me fitoren kundër Chelsea-s, me rezultat 1-0, të dielën në ‘Etihad’, ka festuar titullin e kampionit në Premier League.
‘Qytetarët’, të cilët dje siguruan titullin e kampionit pas humbjes së Arsenalit, edhe në duel me ‘Blutë’ e Londrës shfaqen lojë mjaft të mirë duke arkëtuar edhe tri pikë të reja në këtë sezon, i cili dhuroi një nga sezonet më të mira viteve të fundit në ishull.
Alvarez (12’), shënoi golin e vetëm dhe të fitores për skuadrën e Pep Guardiolës, e cila në fund të ndeshjes festojë titullin e kampionit.
City ka 88 pikë, shtatë më shumë së ndjekësi Arsenali, kurse, Chelsea zë vendin e 12-të me 43 pikë duke mbetur jashtë garave evropiane.























