Ministrat e jashtëm të BE-së dhe rajonit takim informal në Bruksel
Shqipëri

Ministrat e jashtëm të BE-së dhe rajonit takim informal në Bruksel

RTSH

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, do të marrë pjesë këtë të hënë (22 maj) në takimin informal të Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE me Ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Këshillit të Çështjeve me Jashtë të BE-së, në Bruksel.

Sipas njoftimit të MEPJ, bashkëpunimi rajonal, integrimi europian dhe çështjet e sigurisë do të jenë kryefjalë e tryezës.

Pas takimit, kryediplomatja shqiptare Xhaçka do të zhvillojë edhe një takim dypalësh me Komisionerin Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

 


MË SHUME NGA Shqipëri