Denver Nuggets kalojnë në finalen e madhe të NBA-së
BKT
Sport

Denver Nuggets kalojnë në finalen e madhe të NBA-së

B. H. | RTKlive

Denver Nuggets ka arritur në mënyrë mbresëlënëse në finalen e madhe të NBA-së, pasi mposhti LA Lakers për të katërtën herë radhazi, këtë herë me rezultat të ngushtë, 113:111.

Fillimi i ndeshjes nuk parashikoi një epilog të tillë, duke qenë se LA Lakers siguroi një epërsi të lartë 73:58 pas pjesës së parë.

Megjithatë, Denveri luajti një çerek të tretë të jashtëligjshëm, duke fituar 36:16, duke e përmbysur kësisoj avantazhin e Lakers dhe duke arritur në finalen e saj historike në NBA, me seri 4:0.

Nikolla Jokiç si zakonisht ishte më efikasi, me 30 pikë, 14 asistime dhe 13 kërcime. Pas ndeshjes, atij iu dha trofeu “Magic Johnson” si MVP i Konferencës Perëndimore. Paraqitje të shkëlqyeshme patën edhe Jamal Murray, me 25 pikë dhe Aaron Gordon, me 22 pikë.

Ndërkaq, te Lakers më efikasi ishte LeBron James, me 40 pikë.