Xhaçka : Shqipëria do të vazhdojë intensivisht reformat për BE
Shqipëri

Xhaçka : Shqipëria do të vazhdojë intensivisht reformat për BE

RTSH

Integrimi evropian i Shqipërisë ishte në vemendje të takimit mes Ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka me  Komisionerin Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi në Bruksel.

“Diskutim shumë inkurajues me Komisionerin për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi mbi hapat e ardhshëm të Shqipërisë në rrugën e integrimit drejt BE-së. Mirënjohje për mbështetjen e tij dhe të Komisionit gjatë gjithë këtij procesi”, theksoi Xhaçka në një postim në rrjetet sociale.

Zonja Xhaçka u shpreh se e siguroi Komisionerin Varhelyi se puna e mirë e Shqipërisë për reformat në BE do të vazhdojë intensivisht.

Ministrja Xhaçka mori pjesë të hënën në takimin informal të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE me ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Këshillit të Çështjeve me Jashtë të BE-së, në Bruksel.


MË SHUME NGA Shqipëri