Turqia e gatshme për thellimin e bashkëpunimit me Kosovën
BKT
Lajme

Turqia e gatshme për thellimin e bashkëpunimit me Kosovën

N.M./RTKlive

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur sot në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri TunçAngili.

Bëhet e ditur se ministri Sveçla e ka njoftuar ambasadorin Angili për prioritet e Qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Gjatë këtij takimi ministri Sveçla e njoftoi ambasadorin edhe për reformat në të cilat është duke kaluar Ministria e Punëve të Brendshme. Ministri Sveçla vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë Turqia në fuqizimin e kapaciteteve të institucioneve tona të sigurisë, me theks të veçantë për Policinë e Kosovës”, njofton zyra për informim e MPB-së.

Gjithashtu njoftohet se ambasadori Angili e falënderoi ministrin Sveçla për mikpritjen dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në mes Turqisë dhe Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme