Po transportonte 25 emigrantë të paligjshëm, në pranga 28-vjeçari
Shqipëri

Po transportonte 25 emigrantë të paligjshëm, në pranga 28-vjeçari

atsh

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka finalizuar operacionin “Midnight 11”, për kalim të paligjshëm të kufirit.

 

Policia ka vënë në pranga 28-vjeçarin S. Z. i cili po transportonte me furgon, kundrejt pagesës 300-1000 euro për person, 25 shtetas të huaj.

28-vjeçari, banues në fshatin Belorta, Korçë u kap pas ndjekjeve nga policia në aksin rrugor “Qafë Plloçë-Qukës”, pranë fshatit Golik, Pogradec, pasi tentoi që të largohet me shpejtësi me një makinë, duke mos iu bindur urdhrit të policisë për të ndaluar.

Gjatë kontrollit në automjetin furgon tip “Benz”, u gjetën 25 emigrantë të paligjshëm.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, një aparat celular dhe një shumë parash.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


MË SHUME NGA Shqipëri