KQZ certifikon mandatet për 13 kryetarë bashkish dhe këshilla bashkiakë
ATSH
Sot, në seancë publike Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi tabelën përmbledhëse të rezultatit të zgjedhjeve për kryetarin e bashkisë dhe për këshillin e bashkisë në zonën zgjedhore bashkia Lezhë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023.
Komisioneri shpalli fitues Pjerin Ndreun, si kryetar i bashkisë Lezhë, të propozuar nga Partia Socialiste e Shqipërisë.
Gjithashtu, Komisioneri shpërndau mandatet ndërmjet subjekteve zgjedhore për këshillat bashkiakë:
Bashkia Libohovë; Bashkia Fushë-Arrëz; Bashkia Vorë; Bashkia Divjakë; Bashkia Poliçan; Bashkia Skrapar; Bashkia Pustec; Bashkia Këlcyrë; Bashkia Tepelenë; Bashkia Sarandë; Bashkia Delvinë; Bashkia Konispol.
Në këtë seancë, Komisioneri vendosi dhënien e mandatit të kryetarit të bashkisë:
Bashkia Libohovë, Leonard Hide; Bashkia Poliçan, Adriatik Zotkaj; Bashkia Fushë-Arrëz, Hil Curri; Bashkia Vorë, Blerim Shera; Bashkia Divjakë, Josif Gorrea; Bashkia Skrapar, Adriatik Mema; Bashkia Pustec, Pali Kolefski; Bashkia Këlcyrë, Klement Ndoni; Bashkia Tepelenë, Tërmet Peçi; Bashkia Sarandë, Oltion Çaçi; Bashkia Delvinë, Besmir Veli; Bashkia Konispol, Ergest Dule.