Bardhi: Partneriteti me SHBA-në, jetik për të ardhmen e vendit
Shqipëri

Bardhi: Partneriteti me SHBA-në, jetik për të ardhmen e vendit

ATSH

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, zhvilloi sot një takim me senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Gary Peters.

Bardhi u shpreh në rrjetet sociale për takimin se partneriteti me SHBA është jetik për të ardhmen e vendit.

“Ishte kënaqësi takimi me senatorët amerikanë Chris Murphy dhe Gary Peters. Partneriteti i Shqipërisë dhe PD me SHBA është jetik për të ardhmen e vendit dhe forcimin e demokracisë. SHBA kanë qenë dhe do të mbeten përjetë miqtë tanë më të mirë”, u shpreh Bardhi.


MË SHUME NGA Shqipëri