23:32 / 23.05.2023
Arabia Saudite propozohet për organizim të Botërorit
Uran Krasniqi / RTKLive
Presidenti i Konfederatës Aziatike të Futbollit (AFC), Sheikh Salman bin Ebrahim Al-Khalifa, e sheh Arabinë Saudite si një vend që ka mundësi ta organizojë Botërorin e Futbollit.
Azia e ka organizuar Kupën e Botës dy herë: në Korenë e Jugut dhe Japoni më 2002 dhe më 2022 në Katar.
Botërori në vitin 2026 do të mbahet në tri vende: në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Kanada dhe në Meksikë.
"Unë mendoj se Arabia Saudite është një vend i aftë për të organizuar një turne të ngjashëm", ka thënë Sheikh Salman, i cili është nga Bahreini. "Por ne duhet të zgjedhim kohën e duhur: 2030 ose 2034. Ta zgjedhim kohën varësisht prej asaj se çfare janë shanset tona për ta organizuar turneun më mirë".























