Vushtrria dhe Istogu përballen sonte në finalen e dytë të play-off-it
BKT
Sport

Vushtrria dhe Istogu përballen sonte në finalen e dytë të play-off-it

F.Bytyqi/RTKLive

Vushtrria dhe Istogu do të përballen sonte në palestrën “Jeton Tërstena – Tota” në finalen e dytë të play-off-it.

Istogaset kanë fituar ndeshjen e parë me rezultat 37:24 dhe u duhet një fitore apo barazim për ta siguruar titullin e kampionit, të tretin në histori. Istogu në Vushtrri udhëton me ambicie për ta festuar titullin.

Por vushtrriaset synojnë t’ua prishin planet skuadrës së Istogut. Hendbollistet e Vushtrrisë, kanë premtuar angazhim maksimal për të fituar duelin e radhës dhe për ta siguruar finalen e tretë.

Ndeshja mes Vushtrrisë dhe Istogut fillon në orën 19:00.