Nacho në Inter?
F.Bytyqi/RTKLive
Mbrojtësi i Real Madridit, Nacho Fernandez, është afër transferimit të gjiganti italian, Inter, raporton ‘Marca’.
Nacho gjatë kësaj verë mbyll kontratën me ‘Los Blancos’, dhe e ardhmja e tij thuhet së do të jetë larg Madridit.
“Nerazurët’ janë duke provuar që të transferojnë lojtarin në formë huazimi. Nacho tek Interi shihet lojtar ideal për të zëvendësuar Milan Skriniar-in, ky i fundit duket së është i vendosur të largohet nga internistët në fund të këtij sezoni.
Interi është hedhur në sulm për të gjetur pasuesin e Skriniar, dhe Nacho është në listën e skuadrës së Simone Inzaghit.
Ndryshe, Nacho është duke u monitoruar edhe nga disa klube tjera evropiane, por Interi siç raportohet, mund të jetë destinacioni më i mundshëm i spanjollit.























