17:06 / 24.05.2023
Ruud van Nistelrooy jep dorëheqje nga PSV Eindhoven
Uran Krasniqi/RTKLive
Ruud van Nistelrooy ka dhënë dorëheqjen si trajner i PSV Eindhoven përpara ndeshjes së fundit të sezonit në Eredivisie.
Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit, kishte nënshkruar një kontratë trivjeçare në fillim të sezonit, por ndjeu se nuk kishte mbështetje të mjaftueshme brenda klubit për të vazhduar.
Largimin e Van Nistelrooyt e ka konfirmuar klubi.
“Van Nistelrooy raportoi këtë mëngjes se sipas mendimit të tij nuk kishte mbështetje të mjaftueshme brenda klubit për të vazhduar më gjatë. PSV-së i vjen keq për vendimin e Van Nistelrooy dhe i është mirënjohës atij për fitimin e Johan Cruyff Shield dhe Kupën KNVB këtë sezon dhe shpreson ta mbyllë vitin futbollistik me vendin e dytë”, ka theksuar klubi holandez.























