19:59 / 24.05.2023
Karagumruk e shkarkon Pirlon
Uran Krasniqi / RTKLive
Andera Pirlos i është shkëputur kontrata para kohës nga Fatih Karagumruk. Klubi turk ka njoftuar të mërkurën për shkarkimin e trajnerit italian.
“Meqenëse ne nuk mund të vazhdojmë me Andrea Pirlon dhe stafin e tij sezonin e ardhshëm, ne u dhamë atyre lejen për t'u larguar së shpejti duke shpresuar se do t'u japë atyre një shans për të planifikuar të ardhmen e tyre”, ka thënë klubi turk përmes një komunikate.
Pirlo kishte kontratë njëvjeçare me skuadrën e Superligës me bazë në Stamboll, të cilën e kishte nënshkruar verën e viit të kaluar.























